Kastrati: Shumica në rrethin vendimmarrës të VV vdesin me kthy kohën kur është fol serbish

09 tetor 2024 | 19:48

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminelin Millan Radojçiq, shkruan Periskopi.

Kastrati ka pyetur se a po punon shefja e GP të VV-së me Radojiciqin pa autorizimin e kryeministrit dhe kryetarit të partise, Albin Kurtin?

Reagimi:

Koordinim me terroristin Milan Radoiçiq për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së!
*******************************
Përshëndetje trushpërlarëve e besimtarëve të Binit…
A PUNON MIMOZA ME RADOJÇIÇIN PA AUTORIZIMIN E KURTIT ?
“Nuk shoh asnjë pengesë t’ju ndihmojmë rreth kësaj, por kemi edhe ne disa kërkesa të cilat ti duhet t’i shikosh me SHEFIN TËND (Kurtin) të na ndihmosh…”, i thotë Radoiçiq, Kusari-Lilës.
Në mungesë të kundër argumentit, zbrazne pak trunin si WC që e keni e filloni me na sha tash ne të tjerëve 😂😂😂😂
Ska dyshim që shumica e rrethit të ngushtë vendimarrës në VV-në e Albin Kurtit vdesin me kthy kohën kur këndej është fol serbisht…..prandaj e urrejnë UÇK-në e ne të tjerëve sepse ua kemi prishur rehatinë e dikurshme….
E Kurti pse mban këso njerëz rreth vetës…..shumë shpejt do ta kuptoni edhe për Kurtin në çfarë gracke ju ka fut.
Ka me ju dhimb fort, megjithëse me vonesë….!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të…