Kastrati: Sot Albin Kurti importon energji 1 deri në 2.5 milionë euro – këto para i shkojnë Martin Berishajve

24 dhjetor 2024 | 19:26

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti në dritën e reduktimeve në furnizimin me energji elektrike.

Kastrati tha se sot, me qeverisjen Kurti, importohet nga 1 deri në 2.5 milionë euro energji elektrike. Ai gjithashtu akuzoi kreun e Qeverisë se ishte kundër gazsjellësit amerikan.

“Sot Albin Kurti importon 1 deri në 2.5 milionë euro. Pse? Ku ta di unë… këto i shkojnë Martin Berishave. Albin Kurti ka qenë kundër gazsjellësit amerikan gjatë mandatit të tij. Të gjitha janë agjenda serbe. Me fol sot që ka këtu zhvillim përderisa vendi është nën snaksione, kjo është budallaki. Një kryeminister i suksesshëm më një ekip të sukseseshme edhe nuk merr sanksione edhe mban koordinim me aleatët strategjikë.” – tha Kastrati gjatë një interviste në emisionin “DPT me Fidanin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, deklaroi se kryeministri i Kosovës,…