![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/malisheve.jpg)
Kastrati takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, në fokus të takimit siguria në Malishevë
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur të mërkurën në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican.
Gjatë takimit, ata diskutuan mbi bashkëpunimin mes KFOR-it dhe komunës, me fokus në sigurinë dhe mbështetjen e ndërsjellë.
Kryetari Kastrati e falënderoi gjeneralin Irican për vizitën dhe vlerësoi kontributin e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe mbështetjen ndaj institucioneve komunale.
Nga ana tjetër, gjeneral brigade Cahit Irican e falënderoi kryetarin Kastrati për pritjen dhe e vlerësoi lart bashkëpunimin mes KFOR-it dhe komunës, duke theksuar rëndësinë e njësive të tyre në terren.
Të dy palët u zotuan për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve dhe sigurisë së përgjithshme.