![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/82753FFD-C4B1-47EF-AF8E-1A548D635F9F.jpeg)
Kastrati: Të gjitha rrugët e Malishevës janë të qarkullueshme
10 janar 2022
| 23:10
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati ka inspektuar disa nga fshatrat e thella të Malishevës, ku nga reshjet e borës mund edhe të ketë probleme në qarkullim.
“Në këto orë të vona, me bashkëpunëtorë ishim në Berishë dhe Fshatin e Ri, për të parë nga afër gjendjen e rrugëve.
Fatmirësisht, në bazë të informatave nga zyrtarët tanë përkatës dhe banorëve tanë, edhe përkunder reshjeve të borës, deri në këto momente, thuajse në të gjitha fshatrat rrugët janë të lira për qarkullim”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.