Kastrati transferohet te Ferencvaroshi

29 gusht 2022 | 14:59

Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Lirim Kastrati ka nënshkruar me skuadrën e njohur hungareze Ferencvarosh. Sulmuesi ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin hungarez dhe do ta mbajë fanellën me numrin 10.

Kastrati ishte lojtar i Legia Warszawa ku zhvilloi 16 paraqitje.

Kastrati ka debutuar me fanellën e “dardanëve” në vitin 2018, kurse u paraqite 17 herë për Kosovën dhe shënoi një gol në Ligën e Kombeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar ditën e parë që qytetarët…