Kastrati viziton ekipin e QKMF-së në Ditën Botërore të Mjekut Familjar
Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vizituar ekipin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj”, të cilët në Ditën Botërore të Mjekut Familjar, të enjten, në qendër të qytetit u kanë ofruar shërbime mjekësore qytetarëve.
Me këtë rast, kryetari Kastrati u shprehi mirënjohje për punën dhe angazhimin që po e tregojnë mjekët tanë në shërbim të qytetarëve e në veçanti, më 19 Maj- Ditën Botërore të Mjekut Familjar, ku ftoi edhe qytetarët sipas motos se “Është koha të ndërtojmë të ardhmen me mjekët familjarë”.
“T’i përgjigjemi këtij shërbimi që, për çdo nevojë shëndetësore kontakti i parë të jetë mjeku familjar, kjo është një e drejt e secilit person, prandaj, çdo kontroll shëndetësore me kohë, është parakusht për shëndet të mirë’”, ka thënë Kastrati.
Qytetarët shprehen interesim të madh për t’u kontrolluar te ekip mobil i QKMF-së në qendër të qyteti.