Kastrati: Votat nga Serbia shkaktojnë krizë

07 nëntor 2019 | 20:24

Ardian Kastrati, politolog dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për RTKlive, konsideron se mënyra e integrimit në proces dhe numërimi i votave nga Serbia në vete shkakton krizë të dyfishtë legjitimiteti për sistemin politik të Kosovës dhe për procesin zgjedhor.

E para, shpërfaq krizën morale të VV e LDK që për kalkulime  të karrigeve të pushtetit pranojnë votat e dyshimta nga Serbia  me synim që aritmetikisht të imponohet mbetja e një partie shqiptare (Nisma) jashtë parlamentit. Do duhej që partitë që po vijnë në pushtet të reagonin në mënyrë uniforme kundër numërimit te këtyre votave të dyshimta. Kjo sidomos vlen në situatën kur në njërën anë deklarojnë se nuk duan ” Listën Serbe”  në Qeveri , kurse në anën tjetër e duan numërimin e votave (pa origjine) nga Serbia duke i legjitimua në parlament të panjohurit nga Serbia dhe duke  lënë kështu jashtë parlamentit një parti shqiptare dhe rrjedhimisht 42.000 votues shqiptar të papërfaqësuar. Absurd i llojit te vet, por ky lloj absurdi nuk përfaqëson hendikep në kuptimin makiavelist të fjalës.

E dyta, kjo esencialisht sjell krize legjitimiteti për tërë procesin zgjedhor dhe prodhon rezultat artificial të zgjedhjeve.

Rrjedhimisht, kjo edhe nuk do mund të kalohet pa konsekuenca për Qeverinë e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan është duke u treguar i interesuar për futbollin…