Kastriot Jupa vazhdon kontratën me Cottbusin

15 janar 2025 | 12:11

Lojtari i rëndësishëm i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Kastriot Jupa, e ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me klubin gjerman Cottbus. Me kontratën e re, pivoti Jupa do të jetë te Cottbusi deri në verën e vitit 2027.

Ai është shumë i rëndësishëm te Cottbusi, ndërsa te Kosova është zëvendës-kapiten dhe lojtari me më së shumti paraqitje, jo vetëm në hendboll. Te Cottbusi janë shprehur të lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit me hendbollistin “dardan”.

Jupa në fund të dhjetorit e pësoi një lëndim të gjurit, ndërsa javën e kaluar iu nënshtrua operimit, që kaloi me sukses. Ka dëmtuar ligamentet dhe për të ky edicion ka përfunduar. Për shkak të lëndimit mungoi në Përfaqësuese në turneun “Yellow Cup”. Federata e Hendbollit e Kosovës i dëshiron shërim të suksesshëm dhe kthim të shpejtë në fushën e lojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Plava në deklaratën e dhënë në polici, më 1…