
Kastriot Lubishtani, avokati që po na bënë krenar në Zvicër
Ismet Rashiti
Kastriot Lubishtani, i lindur në Lozanë të Zvicrës, me origjinë nga fshati Sllatinë e Poshtme e Vitisë, tashmë ka filluar karierën e tij si avokat në Lozanë të Zvicrës dhe Biel/Bienne. Kastrioti rrjedh nga një familje ardhetare, e cila me kohë ka qenë e përkushtuar për liri kombëtare. Babai Fadili, i përndjekur politik dhe i strehuar në Lozanë që nga viti 1981, ndërsa nëna Afërdita nga Carrabregu i ulët i Deçanit, poashtu nga një familje me taban kombëtar, në vazhdimsi kanë kanë qenë pjesë e pandarë e Lëvizjes për Çlirim Kombëtar.
Në këtë familje me frymë kombëtare, u lind dhe u rrit, Kastriot Lubishtani, i edukuar në frymën e traditës shqiptare dhe frymëzuar me ndjenjën e atdhedashurisë. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaron me sukses shumë të mirë dhe pastaj regjistrohet në Fakultetin Juridik të Lozanës, të cilin e mbaron me kohë. Ky djalë i talentuar, gjithnjë e më shumë ka filluar të afirmohet në fushën e drejtësisë.
Në të drejtën penale, në të drejtën e kontratave dhe tregtare, të drejtën e teknologjive të reja, të drejtën e ndërtimit dhe urbanizmit, të drejtën e sigurimeve shoqërore dhe të drejtën administrative në përgjithësi në qytetin e bukur të Lozanës. Krahas punës së madhe si avokat, Kastrioti një pjesë bukur të madhe të kohës e kalon, duke mbrojtur të drejtat e komunitetit shqiptar. Ai është i motivuar nga një thënie që e nxjerr nga Kushtetuta Federale e Zvicrës, sipas së cilës forca e komunitetit matet me mirëqenien e anëtarit të tij më të dobët.
Më gjithë të arriturat e mëdha, Kastrioti sërish nuk është i kënaqur. Ai tashmë është në përfundim të temës së doktoraturës në drejtësi në temën, « Kriminalizimi i terrorizmit ». Ai deri tani ka shkruar mëse 700 faqe të temës së doktoraturës, duke paraqitur rreziqet dhe pasojat e terrorizmit botëror, i cili nga dita në ditë sa vjen e delë në sipërfaqe përmes ideologjive të ndryshme ekstremiste dhe shpërfaqjes së veprimeve të rrezikëshme kundër njerzëve të pavajshëm.
Në kërkimet e tij, Kastrioti nuk kufizohet vetëm në një analizë teorike të fenomenit, por eksploron gjithashtu ndikimin e politikave antiterroriste mbi të drejtat dhe liritë themelore, duke u përqendruar në vlerësimin e efektivitetit të masave penale kundër terrorizmit.
Punimet e tij janë cituar në jurisprudencë, por ndikimi i tyre shtrihet përtej kornizës akademike. Kastrioti është intervistuar rregullisht nga shtypi zviceran mbi zhvillimin e arsenalit legjislativ antiterrorist në Zvicër gjatë viteve të fundit. Ai ka ndërhyrë në debate mbi çështje të ndjeshme si kthimi i xhihadistëve, heqja e shtetësisë zvicerane, sanksionet ndaj personave të dënuar për terrorizëm, si dhe ndalimi i Hamasit.
I vetëdijshëm për sfidat e këtij fushe, ai ndan kohën mes kërkimeve akademike, ushtrimit të profesionit si avokat dhe angazhimit të tij në mbrojtjen e të drejtave themelore, duke u interesuar gjithashtu për fusha të tjera të së drejtës, si drejta e kontratave, transparenca e shtetit, lufta kundër korrupsionit dhe mbrojtja e të dhënave.
Ai mbetet i përfshirë si në botën akademike ashtu edhe në praktikë, me synimin për të dhënë një kontribut të qëndrueshëm në të drejtën penale dhe politikat e sigurisë, gjithmonë me një qasje kritike dhe të bazuar në parimet e shtetit të së drejtës.
Kastriot Lubishtani është njëri nga ata shumë të rinjë e të reja shqiptarë në Zvicër, që kanë bërë emër në fusha të fryshme të jetës. Ndaj skemi si të mos ndihemi krenar me të arriturat e këti të riu, kur shef të mbushura faqet e gazetave më prestigjioze të shtypit zvicran, lidhur me të drejtat e njeriut dhe të drejtën penale, duke shfaqur mendime e opinione për tema të rëndësishme të jetës në Zvicrën demokratike.