Kastriot Rexha komenton transferet e Feronikelit

06 shkurt 2019 | 13:39

Pavarësisht prej fondit të madh të futbollistëve, drejtuesit e Feronikelit nuk qëndruan duarkryq në afatin kalimtar të janarit, pasi në Drenas sollën gjashtë futbollistë: Riza Zhdrellën, Met Millakun, Adenis Shalën, Hamed Konen, Esat Jasharin.

Sulmuesi Kastriot Rexha për “Epokën e re” është shprehur i kënaqur me reagimin e klubit, kurse rikthimi i Hamed Kones beson se do t’i hyjë shumë në punë skuadrës së Feronikelit pasi që ka përvojë të madhe.

“Transferimet e ardhura janë për të mirën e skuadrës. Normalisht se e shtojnë konkurrencën dhe rrisin nivelin e lojës. Shpresoj të komponohen shpejt dhe besoj se do të jenë ndihmesë e madhe në rrugëtimin drejt arritjes së synimeve. Kone është lojtar me përvojë dhe besoj se do të na hyjë në punë”, ka deklaruar Rexha.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar detajet e reja në lidhje me zhdukjen e…