Kastriot Rexhepi paraqitet në stacion të policisë: Nuk jam i zhdukur, kam qenë te një mik
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka njoftuar se deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi është paraqitur në polici dhe ka mohuar raportimin ndaj tij si person i zhdukur, shkruan TV21. Rexhepi thotë se me vullnetin e tij ka shkuar tek një mik, për t’u mbrojtur nga publiciteti në lidhje me seancën kuvendore.
“Në lidhje me dje raporimin e marrë gjatë ditës së djeshme (11.11.2021) për SP Bit Pazar për K.R. MPB ju njofton se para pak qastesh K.R. me vetdëshirë ka ardhur në stacion policie dhe ka dhënë deklaratë që raportimi nuk është i vërtetë, gjegjësisht asnjëher nuk është zhdukur, por me vetdëshirë, pa asnjë presion, me familjen e tij ka shkuar tek një mik për t’ mbrojtur nga publiciteti në lidhje me seancën kuvendore”, njoftojnë nga MPB.