Kastrioti e Vëllaznimi fitojnë në hapje të stinorit
Të shtunën janë luajtur dy ndeshjet e para të edicionit të ri (2019-2020) të Superligës së Kosovës për hendbollistë.
Fituesi i Kupës, Kastrioti i Ferizajt e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 42:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:12. Ferizajasit kanë dominuar ndeshjen dhe pa shumë telashe kanë fituar dy pikët e para. Mustafa me 9 gola ishte më efikasi te Kastrioti. Te Vushtrria u dallua Jashari me 6 gola.
Dy pikët e para i ka fituar edhe Vëllaznimi që e mposhti Llapin e Podujevës me rezultat 30:29. Pas pjesës së parë epërsia e gjakovarëve ishte bindëse (17:8), por në fund të takimit llapjanët u afruan vetëm në një gol.
Të dielën janë dy ndeshje tjera të javës së parë, ndërsa të martën luhet takimi i fundit.
Kastrioti – Vushtrria 42:25 (18:12)
Kastrioti: Esati, D. Dugolli, Rudari 5, B. Syla 5, Zherka 2, A. Dugolli 2, Qerimi 1, Bislimi 2, Shabani 5, Ramadani 1, Mustafa 9, Bytyqi 3, Rajatoski 4, Selmani 2, Brahimi 1, Tafarshiku.
Vushtrria: Krasniqi, Selaci, Musa 3, Miftari, Karagja, M. Jashari 1, F. Musa 2, Sadiku 2, A. Karagja 2, F. Jashari 6, Emini, Gubetini 4, Melenica 2, Abazxhiku 3.
Vëllaznimi – Llapi 30:29 (17:8)
Vëllaznimi: Kuqi, Rexha 7, Fana 6, Luzha 2, Mehmeti, Halili 5, Rama 3, Brahushi, Hoxha, Morina, Mamusha 1, Lluka 6.
Llapi: Hoxha 12, Bajrami 2, Mani 6, Hasani 2, Havolli 3, G. Mani, Beshiri 2, L. Bugujevci, E. Bugujevci, Muqiqi 2.