Kastrioti fiton ndeshjen e mbetur
15 prill 2022
| 16:14
Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj të enjten është luajtur ndeshja e mbetur e javës së 12-të të Superligës së hendbollisteve në mes të Vëllaznimit dhe Kastriotit. Fitore ka shënuar Kastrioti me shifrat 36:25.
Pas 30 minutave, rezultati ishte 17:7 për ferizajaset.
Ermira Saliu e Verona Muhaxheri ishin më efikaset te Kastrioti me nga 7 gola. 6 i realizoi Puhiza Gashi. Te Vëllaznimi me efikasitet u shqua Edona Radoniqi që i realizoi 12 gola. 4 i kishte Ema Daija.
Kastrioti tani i ka 27 pikë nga 21 ndeshje dhe mban pozitën e pestë. Vëllaznimi është i shtati me 15 pikë.