Kastrioti fiton në Deçan

18 shkurt 2023 | 23:24

Ndeshja e parë e xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) i ka takuar Kastriotit.
Skuadra ferizajase të shtunën fitoi në Deçan ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla me rezultat 35:27.

Kastrioti në pjesën e parë ishte vazhdimisht përpara në rezultat, ndërsa epërsi shkoi deri në pesë gola. Mysafiret mbajtën epërsi bindëse gjatë tërë pjesës së dytë për të fituar dy pikë të reja.

Kosovare Stagova i shënoi 10 gola për Kastriotin, ndërsa tetë i kishte Luljeta Sopjani. Lorena Matarova i shtoi shtatë gola.

Arjeta Imeraj i shënoi 12 gola për deçanaset. Pesë gola i kishte Ardiana Imeraj, ndërsa katër i shënoi Nurije Çekaj. Ndeshjet tjera të xhiros së 11-të janë të dielen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka pasur befasi të shtunën në Superligën e Kosovës…