Kastrioti luan në Azerbajxhan nëse e kalon Graçanicën e Bosnjës
06 shtator 2022
| 12:24
Kastrioti i Ferizajt ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në raundin e dytë të Kupës Evropiane.
Kastrioti në fakt e fillon garimin në raundin e parë dhe në fundjavë luan me Graçanicën e Bosnjë-Hercegovinës. Është vendosur që dy ndeshjet të luhen në Bosnjë.
Nëse Kastrioti e kalon Graçanicën, atëherë në raundin e dytë të Kupës Evropiane luan me skuadrën nga Azerbajxhani, Baki. Ndeshjet e raundit të dytë luhen në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit.