
Kastrioti merr një fitore të rëndësishme për mbijetesën
12 dhjetor 2021
| 17:21
Kastrioti merr 3 pikë të arta për mbijetesën në Abissnet Superiore. Në një ndeshje të luajtur në Kamzë në një terren shumë të rënduar nga reshjet e shiut, krutanët marrin më të mirën teksa mundën Egnatian, tashmë një rivale direkte për të qëndruar mes më të mirëve.
Fraksioni i ndeshjes ishte i ekuilibruar me të dyja skuadrat që nuk patën raste të pastra, teksa pjesa e dytë ishte shumë ndryshe dhe ritmi ishte shumë i lartë me vendasit që gjetën golin me anë të Spartak Ajazit.
Për skuadrën e Ndreut ishin edhe 2-3 raste të tjera për ta mbyllur sfidën por gjithsesi mbaroi 1-0 për Kastriotin që rikthehet te fitorja pas 7 javësh, e dyta në Superiore.