Kastrioti mposht Vushtrrinë, Prishtina Trepçën

18 prill 2025 | 10:38

Janë luajtur të enjten dy ndeshje të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Është kjo java e parafundit e stinorit të rregullt.

Kastrioti i Ferizajt fitoi 47:22 ndaj Vushtrrisë dhe u kthye në vendin e dytë në tabelë. Kastrioti i ka 43 pikë, një më shumë se Besa Famgas që renditet e treta. Rahoveci udhëheq me 53 pikë, ndërsa Prishtina renditet e katërta me 27 pikë. Këto katër skuadra do të garojnë në plejof për titull të kampionit.

Yassine Henahen dhe Agon Selmani i shënuan nga nëntë gola për Kastriotin ndaj Vushtrrisë.

Amir Fazliu ishte më efikasi te Vushtrria me gjashtë gola. Egzon Ademi e Adnan Musa i realizuan nga pesë.

Vushtrria është e pesta me 16 pikë.

Po të enjten Prishtina fitoi 41:33 ndaj Trepçës. Oltion Beshiri me dhjetë dhe Albi Gjuka me nëntë gola, ishin më efikaset te Prishtina.

Ardi Halili i shënoi nëntë gola për mitrovicasit, kurse Arbër Neziri tetë. Trepça është e shtata me 12 pikë. Do të përfundojë kampionatin në këtë pozitë dhe do ta kërkojë mbetjen në elitë përmes barazhit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar mbrëmë ndeshjet çerekfinale në dy garat e tjera…