Kastrioti mposhti Prishtinën
12 maj 2019
| 14:53
Kastrioti i Ferizajt ka bërë hapin e parë drejt kalimit në finale të “play-off” në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt). Kastrioti e ka mposhtur Prishtinën në Ferizaj në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “play-off”-it. 28:21 në të mirë të Kastriotit ishte rezultati i takimit që vuri përballë dy finalistët e Kupës. Pas pjesës së parë ferizajasit kishin epërsi prej katër golave, 12:8.
Terziqi me 8 gola ishte më efikasi te Kastrioti. 6 gola i shënoi Bassomben. Te Prishtina u dallua me efikasitet Beshiri me 6 gola.
Ndeshja e dytë luhet në mesjavë në Prishtinë, ndërsa skuadra me dy fitore apo një fitore e një barazim kalon në finale. Kastrioti ka përfunduar stinorin e rregullt në vend të dytë, ndërsa Prishtina në vend të tretë.