Kastrioti starton në raundin e parë, Rahoveci e Besa në të dytin

10 korrik 2024 | 09:40

Kastrioti i Ferizajt fillon garimin në raundin e parë të Kupës Evropiane për hendbollistë. Shorti për raundin e parë tërhiqet më 16 korrik, ndërsa ndeshjet luhen më 14/15 dhe 21/22 shtator.

Në short, fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti, do të jetë bartës. Gjithsej 20 skuadra nisin garimin në raundin e parë të EHF European Cup.

Ndërkohë prej raundit të dytë garimin në Kupën Evropiane e nisin kampioni Rahoveci dhe nënkampionia Besa Famgas.
Edhe për raundin e dytë shorti është më 16 korrik, kurse ndeshjet zhvillohet më 19/20 dhe 26/27 tetor.

Në short, Rahoveci është bartës, ndërsa Besa Famgas jo.

Plot 63 skuadra janë paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe gjatë ditës së sotme, nisur nga ora nëntë, do…