Kasumi e Zeqiri në Bullgari për ndeshjet e mini-turneut UEFA-Cup
03 tetor 2018
| 11:21
Gjyqtarët e Futbollit të Kosovës, të cilët tashmë kanë stemën e FIFA-s, gjithnjë e më shumë po angazhohen në ndeshjet dhe turnet e ndryshëm për ta ndarë drejtësinë.
Gjyqtari kryesor Besfort Kasumi bashkë me asistentin e tij Edmond Zeqiri sot (e mërkurë) udhëtojnë për në Bullgari, ku do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjet e mini-turneut UEFA-Cup për rajonet për amatorë.
Kjo garë është themeluar nga UEFA në vitin 1996. Dyshja Kasumi – Zeqiri do të qëndrojë 9 ditë në këtë turne dhe do t’i gjykojnë tri ndeshje, ku në dy sosh Besforti është kryesor dhe në ndeshjen e tretë gjyqtar i katërt.
/Epoka e re/