Katari fiton Kupën e Azisë, mund në finale Jordaninë
10 shkurt 2024
| 20:17
Katari ka arritur të fitojë Kupën e Azisë, për herë të dytë radhazi. Përfaqësuesja e njohur mundi 1-3 Jordaninë në finale, në ndeshjen e luajtur në Lusail Iconic Stadium (Lusail).
Protagonist absolut i këtij takimi ishte Afif, i cili realizoi tripletë. Jordanezët shënuan një gol, me anë të Al-Naimat. Katari e filloi këtë kompeticion si skuadra kampione në fuqi, por ekipi nuk u llogarit në mesin e favoritëve të për të ngritur trofeun, për shkak të rekordit negativ ndaj skuadrave më të mëdha në letër.
Të besuarit e Tintin Marquez marrin një trofe të rëndësishëm, pasi dolën në grupe në vendin e parë me 9 pikë, sakaë eliminuan më pas Irakin, Taxhikistanin dhe Korenë e Jugut.