Katari, kampion i Azisë
01 shkurt 2019
| 21:14
Katari ka arritur që të fitojë titullin e tij të parë të madh ndërkombëtar pasi fitoi 3-1 ndaj Japonisë në finalen e Kupës së Azisë, kompeticion që u zhvillua në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dita e sotme hyn kështu në historinë e vendit që do të organizojë Botërorin e vitit 2022.
Katari e mbylli pjesën e parë me avantazhin e dy golave pasi shënuan Ali Almoez (12’) dhe Abdulaziz Hatem (27’).
Japonia shkurtoi diferencën në minutën e 68 falë Minaminos, por Akram Afif mbylli llogaritë e finales nga pika e 11-metërshit, në minutën e 83-të.