Katari kërkon që të vaksinohen futbollistët për Botërorin e ardhshëm
Organizatorët e Botërorit “Katar 2022” po bëjnë presion për vaksinimet e detyrueshme “Covid-19” për të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në këtë ngjarje sportive. Sipas “The Athletic”, Emiratet e Bashkuara tashmë ka zbuluar se kushdo që merr pjesë në turneun e nëntorit të ardhshëm do të duhet të vaksinohet dy herë.
Katari, i cili tashmë ka administruar më shumë se 4.6 milionë vaksina, afërsisht 82 për qind e popullsisë së tij, është në diskutime me FIFA-n dhe autoritetet mjekësore në përpjekjet për të arritur një zgjidhje miqësore me ta. Një numër i klubeve të Premierë Ligës dihet se kanë lojtarë që ende i rezistojnë vaksinës “Covid-19”, përfshirë yllin e Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka. Botërori “Katar 2022” është planifikuar të jetë edicioni i 22-të i FIFA-s që do të mbahet mes 21 nëntorit dhe 18 dhjetorit të vitit të ardhshëm.
Kjo, njëherësh, do të jetë Kupa e Parë Botërore që do të mbahet ndonjëherë në botën arabe dhe e para në muajin nëntor, pasi që edicionet e kaluara janë zhvilluar kryesisht në muajin gusht.