Katastrofa në Bejrut, pamje nga dëmet e tmerrshme
12 gusht 2020
| 08:14
Rreth 300 000 njerëz mbetën të pastrehë pas shpërthimeve të mëdha në kryeqytetin libanez, Bejrut, më 4 gusht. Sipas informacioneve të fundit më 6 gusht, të paktën 137 njerëz u vranë dhe më shumë se 5 000 u plagosën. Shpërthimi ndodhi në një depo të kimikateve në portin e Bejrutit. Agjencia France-Presse sjell disa fotografi brenda lagjeve të vjetra të qytetit, ku shumë shtëpi janë shkatërruar./REL