Katastrofa që do sillte lufta Rusi-Ukrainë: Mijëra viktima e 5 milionë refugjatë në Europë

06 shkurt 2022 | 18:50

Administrata Biden ka ngritur alarmin se Rusia po përgatitet për një pushtim të plotë të Ukrainës.

“New York Times” raporton se parlamenti amerikan është njoftuar se Rusia ka grumbulluar 70% të forcave të nevojshme për të ecur përpara me këtë plan, i cili mund të shkaktojë deri në 50,000 vdekje civile dhe 23,000 ushtarë ukrainas, për të kapitulluar Kievin brenda dy ditësh. Po ashtu, kjo do të sillte një krizë humanitare me deri 5 milionë refugjatë në Evropë.

Sipas të përditshmes, inteligjenca amerikane nuk mendon se Putin ka marrë vendimin përfundimtar për të vepruar, por pak nga pak dritarja diplomatike po mbyllet.

Inteligjenca amerikane beson se Kremlini, në rast sulmi, nuk do të bëjë përparim në territorin Ukrainas deri në gjysmën e dytë të shkurtit, kur toka e ngrirë do të lehtësonte kalimin e automjeteve të rënda dhe Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të kenë përfunduar, duke shmangur kështu një përplasje me Presidenti kinez Xi Jinping, i cili mbetet një aleat i domosdoshëm.

Nga ana tjetër, sipas “Washington Post”, që raporton të njëjtin lajm, në kufi janë vendosur 83 grupe batalionesh taktike, me rreth 750 ushtarë secili, përkundër 60 të vendosur dy javë më parë. Trupat mbështeten nga dhjetëra mijëra njerëz për logjistikë, mbështetje ajrore dhe mbështetje mjekësore. Deri më tani, SHBA-ja e ka vlerësuar praninë ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën në 100,000 burra, ndërsa inteligjenca perëndimore në 130,000.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak ditësh u njoftua se presidenti turk Rexhep Taip…