Kate dhe Meghan nuk kanë marrëdhënie të mirë! Kunata e Lady Dianës: Nëse do ishte pranë meje, e di ç`do më thoshte për dy nuset
16 korrik 2021
| 14:44
Ish-bashkëshortja e Princit Andrew, Sarah Ferguson, nuk ka qenë vetëm kunata e Lady Dianës, por gjithashtu edhe shoqja e saj.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, kunata e Princeshë Dianës ka rrëfyer se çfarë do t’i kishte thënë ajo për dy nuset e djemve, Kate Middleton dhe Meghan Markle.
“E di që nëse do të ishte këtu, ulur pranë meje, do më thoshte: Ndihem shumë krenare për djemtë e mi dhe gratë e tyre. William u martua me shoqen e shkollës dhe Harry mori gjithashtu vajzën që deshi. Jam e lumtur që ata dëgjuan zërin e tyre të brendshëm”, u shpreh Sarah, e cila e njihte mjaft mirë natyrën rebele të kunatës së saj.
Ndërkohë kujtojmë se vetë Sarah, nëna e Eugenie dhe Beatrice, ka disa vite që është divorcuar nga Andrew.