Kate Hudson po pret fëmijën e tretë
10 prill 2018
| 11:38
Aktorja e famshme Kate Hudson është në pritje të fëmijës së tretë. Ylli i Hollywoodit është shtatzënë me të dashurin Danny Fujikawa dhe janë në pritje të një vajze.
Aktorja ka dy djem nga dy lidhje të marrëdhënieve të mëparshme. Ajo ka konfirmuar lajmin me anë të një video në rrjetin social “Instagram”. 38-vjeçarja dhe Fujikawa janë në një lidhje me njëri-tjetrin për më shumë se një vit.