Kate Middleton i dhuron flokët për të prodhuar paruke për fëmijët e sëmurë nga kanceri
Kate Middleton ka dhuruar flokë të saj për një organizatë bamirëse që i ndihmon fëmijët me kancer. Dukeshës së Cambridge thuhet se i ka lindur kjo ide derisa po i shkurtonte flokët në Kensington Palace.
Gruaja e princit William, e cila është nënë e dy fëmijëve, ia ka dhuruar flokët organizatës “Little Princess Trust”, e cila krijon paruke për ata që vuajnë nga kanceri. “Flokët janë dërguar duke përdorur emrin e dikujt tjetër, në mënyrë që të mos merrej vesh se ishin nga familja mbretërore, ata thjesht kanë menduar se ishte nga një femër dhuruese në rajonin e Kensingtonit” Është gjë e bukur kur e mendon se një vajzë e vogël diku mban një paruke të ndërtuar nga flokët e vërteta të një princeshe. Është diçka shumë e këndshme nga Kate dhe e menduar mirë, për t’i shfrytëzuar flokët që përndryshe do të hidheshin”, ka thënë një burim për “Daily Express”.