Kate Middleton guxon me veshjen e kuqe, merr gjithë vëmendjen në eventin e bamirësisë
Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, dukej mahnitëse me një fustan të kuq e të guximshëm, teksa mbajti një fjalim të rëndësishëm mbi varësinë nga droga dhe alkooli në një ngjarje bamirësie në Londër.
39-vjeçarja u shfaq veshur me një fustan të gjatë të kuq, i cili menjëherë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Middleton kishte vendosur që veshjen ta kombinonte me një palë taka ngjyrë kafe si dhe mbante në duar një çantë të vogël.
Ndërkohë në fjalim e saj historik, bashkëshortja e Princit William tha se “kushdo mund të bëhet një i varur” dhe bëri thirrje për mirëkuptimin më të madh të atyre që luftojnë me varësinë.
“Varësia nuk është një zgjedhje. Askush nuk zgjedh të bëhet i varur. Por mund t’i ndodh secilit prej nesh. Asnjëri prej nesh nuk është imun”, tha Kate, e cila nisi fushatën “Forward Trust ‘Taking Action’”.