Kate Middleton organizoi takimin e parë pas nëntë muajsh
Princesha e Uellsit ka organizuar takimin e saj të parë zyrtar të punës në më shumë se nëntë muaj, derisa fillon ngadalë të kthehet tek detyrat publike.
Kate Middleton e cila javën e kaluar zbuloi se kishte përfunduar kimioterapinë parandaluese, e mbajti këtë takim të martën në Kështjellën Windsor për projektin e saj ‘Early Years’.
Asaj iu bashkuan anëtarë të ekipit të familjes së saj, si dhe përfaqësues nga Qendra për Fëmijërinë e Hershme në Kensington Palace.
Paraqitja e saj në këtë takim, shënon një hap përpara drejt shërimit të saj.
Princesha e Uellsit njoftoi javën e kaluar se ka përfunduar kimioterapinë parandaluese, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo deklaroi se tani e tutje do të fokusohej që të qëndrojë plotësisht e shëruar nga kanceri.