Kate Middleton, zbathur dhe me veshje tradicionale teksa viziton një xhami në Pakistan
20 tetor 2019
| 13:08
Edhe këtë herë Kate Middleton ka qenë e përkryer. Me një pamje siç e do tradita, me shami dhe veshje tradicionale dhe një elegancë natyrale, dukesha e Cambridges i ka magjepsur të gjithë teksa është shfaqur zbathur në një xhami në Pakistan, ku ajo ndodhet së bashku me bashkëshortin për një vizitë zyrtare. Për të hyrë në xhaminë Badshahi së bashku me Williamin ajo është ftuar t’i heqë këpucët, duke shfaqur çorapët ngjyrë mishi, ku dukeshin këmbët e kuruara dhe një manikyr i kuq.