Kate Moss rikujton lidhjen me Johnny Depp: Më dhuroi një varëse me diamant që e nxori nga të pasmet e tij

01 shtator 2022 | 12:01

Kate Moss dhe Johnny Depp ishin një ndër çiftet më të dashur për publikun gjatë viteve 1994-1998, kur ata ishin së bashku.

Së fundmi lidhja e tyre u kthye në qendër të vëmendjes, pasi modelja, tashmë 48 vjeç, u thirr për të dëshmuar në gjyqin e famshëm të aktorit 58-vjeçar kundër Amber Heard.

Duke folur në një intervistë për “British Vogue”, modelja ka kujtuar disa nga momentet më mbresëlënëse të marrëdhënies së saj me Depp, duke veçuar një pre tyre, që në fakt është i pazakontë.

Ajo ka treguar momentin kur aktori i ka dhuruar një varëse diamanti para një darke romantike të çiftit. Ajo që e bën të pazakontë, është fakti që sipas modeles, Johnny e nxori këtë varëse nga të pasmet e tij.

“Ajo varëse diamanti që më dha Johnny, ishin diamantet e parë që kisha në pronësi. I nxori nga çarja e të pasmeve të tij” ka treguar ajo.

“Ne po dilnim për darkë dhe ai tha: “Kam diçka në barkun tim, a mund të hidhni një sy,” dhe unë thashë, “çfarë” dhe i hodha dorën poshtë pantallonave të tij dhe nxora një gjerdan diamanti. Ai gjerdan diamanti ishte për mua” vazhdoi modelja.

Kate Moss rikujton lidhjen me Johnny Depp: Më dhuroi një varëseKate Moss rikujton lidhjen me Johnny Depp: Më dhuroi një varëse

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me shoqatën Islamic Relief Kosova,…