Kate Winslet i nxjerr “të palarat” Hollywood-it
Kate Winslet ka folur hapur për paragjykimin që ekziston në Hollywood për aktorët që i përkasin një orientimi tjetër seksual. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Sunday Times” aktorja tregoi se ajo njeh të paktën 4 persona të famshëm që kanë frikë ta tregojnë publikisht orientimin e tyre për shkak të karrierës.
Nuk mund ta them numrin e aktorëve të rinj që unë njoh, disa janë shumë të njohur, disa sapo kanë nisur, por janë të frikësuar nga orientimi i tyre seksual, pasi kjo mund të ndikojë në rolet e tyre, ka deklaruar aktorja.
Ajo ka shtuar se ky paragjykim vlen më shumë për meshkujt, sepse mendojnë se ata nuk mund të luajnë rolin e një heteroseksuali vetëm sepse janë gay. Kate mendon se ata duhet ta deklarojnë publikisht, që aktorët e rinj të jenë të vetëdijshëm se çfarë i prêt dhe të përpiqen të ndryshojnë këtë fenomen.
Qëllimi i aktores nuk është të kërcënojë Hollywood-in Ajo kërkon që këta aktorë të rinj që zgjedhin këtë profesion të gjejnë një mënyrë ta thonë hapur. Sipas saj kështu do të ketë më pak paragjykime, diskriminim dhe homofobë.