Katedralja në Korçë përfshihet nga flakët pas meshës ku ndodhej Meta
06 janar 2018
| 12:53
Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët katedralja “Ringjallja e Krishtit” në qytetin e Korçës.
Mësohet se flakët nisën në pjesën e brendshme, në vendin ku ndizen qirinjtë, pas mbajtjes së meshës ku ka qenë i pranishëm Presidenti Meta.
Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë zjarrfikësit, të cilët lokalizuan flakët./ Top Channel