Katedralja ortodokse në Odesë dëmtohet rëndë nga raketat ruse
23 korrik 2023
| 12:36
Një person është vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur, përfshirë katër fëmijë, nga një sulm i fundit rus me raketa në qytetin-port ukrainas të Odesës, kanë njoftuar zyrtarët ukrainas, më 23 korrik, raporton Rel.
Katedralja e Shpërfytyrimit e Kishës Ortodokse Ukrainase, e lidhur me Moskën, është dëmtuar dukshëm nga raketat.
Katedralja Spaso-Preobrazhensky, apo Katedralja e Shpërfytyrimit, është kisha më e madhe ortodokse e Odesës, dhe është shenjtëruar më 1809.