Katedralja shekullore Notre Dame rihapet pas pesë vjetësh

07 dhjetor 2024 | 18:00

Katedralja shekullore e Parisit Notre Dame është rihapur pesë vjet e gjysmë pasi një zjarr shkatërroi atë.

Restaurimi, një arritje e jashtëzakonshme për ndërtesën mesjetare 860-vjeçare, po shihet si triumf për presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili ka shtyrë përpara këtë projekt, pavarësisht krizave të brendshme politike.

Bëhet e ditur se Macron, i cili po përballet me krizë të thellë politike në vend, do të mirëpresë presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, princin William të Britanisë së Madhe dhe dhjetëra krerë shtetesh e qeverish, përfshirë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Fillimisht, ceremonia ishte paraparë të mbahej në oborrin e katedrales, por për shkak të erërave të fuqishme, autoritetet kanë vendosur që ajo të mbahet brenda Notre Dame, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Notre Dame është më shumë se një monument parizian apo francez. Është gjithashtu një monument universal”, tha historiani Damien Berne.

Siç raportohet, guri i parë i katedrales u vendos në 1163 dhe ndërtimi vazhdoi për pjesën më të madhe të shekullit të ardhshëm, me restaurim dhe shtesa të mëdha në shekujt 17 dhe 18.

Victor Hugo ndihmoi për ta bërë katedralen një simbol të Parisit dhe Francës kur e përdori atë në romanin e tij të vitit 1831, “The Hunchback of Notre-Dame”.

Aq shumë para u shpenzuan për renovimin -më shumë se 840 milionë euro sipas zyrës së Macronit – saqë ka ende fonde të mbetura edhe për investime të mëtejshme në ndërtesë.

Tani Katedralja pret që të mirëpresë rreth 15 milionë vizitorë çdo vit.

Nga sot, njerëzit do të mund të rezervojnë një biletë falas në internet për ta vizituar në të njëjtën ditë ose një ose dy ditë pas rezervimit.

Ajo do të jetë i hapur për vizita të dielën nga ora 17:30 deri në orën 20:00, por ka të ngjarë të ketë konkurrencë të ashpër dhe radhë të gjata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë…