Kategoria Superiore rinis më 3 qershor
Tashmë është zyrtare, pas gati 3 muajsh pushim, më 3 qershor të gjitha klubet e superligës do të zbresin në fushën e blertë për të rifilluar sezonin 2019/2020 aty ku e lanë.
Do t’i duhet që në këto dy muaj që do të luhet futboll, sigurisht patifozë, të zhvillojë 10 javë të kampionatit dhe 5 javë të kupës së Shqipërisë. Prej datës 18 maj të gjitha klubet dhe ekipet kanë rifilluar seancat stërvitore në grupe nën masat e rrepta të një protokolli shëndetësor të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që tani bëhen gati për sprintin final sezonal.
Kanë mbetur ende për t’u përcaktuar në fushën e lojës dy verdiktet kryesore të futbollit shqiptar si kampioni i sezoni 2019/2020 dhe fituesi Kupës së Shqipërisë, verdikte që plotësojnë gjithashtu edhe listen e skuadrave që shkojnë në Kupat e Europës nga futbolli ynë.
Ndeshjet jo vetëm që do të luhen pa tifozë por edhe gazetarët që do të jenë të pranishëm për të ndjekur këto ndeshje nëpër stadium duhet të plotësojnë një sërë kritereshesh të clat janë pjesë e protokollit shëndetësor të miratuar më parë. Sipas programit që është hartuar prej kohësh, nga sektori i garave pranë FSHF-s, do të luhet do tre ditë për të arritur të kapen afatet e vendosura nga UEFA, e cila kërkon që Brenda datës 3 gusht të gjtiha kampionatet europiane të kenë zbardhur verdiktet dhe listën e ekipeve pjesëmarrëse në aktivitetet e saj. Si rrjedhojë Superliga shqiptare në bazë të programit të paracaktuar do të mbyll kampionatin më 28 korrik dhe do të zhvillojë finale e kupës së Shqipërisë. (tch)