Kategorizimi i sportistëve, Distria e Nora me pikë maksimale
01 shkurt 2023
| 14:07
Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë kategorizimin e sportistëve për vitin 2023. Me këtë rast, komisioni ka vendosur që xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova t’i vlerësojë me maksimum pikësh, nga 100.
Pas medalisteve të arta olimpike gjendet olimpistja tjetër kosovare, Majlinda Kelmendi me 60 pikë, njëjtë si xhudisti Akil Gjakova.
Ndërkohë, është bërë kategorizimi i sportistëve edhe në boks, karate dhe sporte të tjera. Në total, 35 sportistë janë kategorizuar për vitin 2023, bazuar në rezultatet e tyre. Të gjithë do të përfitojnë mbështetje financiare nga Ministria Sportit.