Katër banesa kolektive do të rinovohen në Mitrovicë

07 tetor 2020 | 17:11

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, së bashku me komisionin komunal për realizimin e projektit “Iniciativa testuese për investimet e banesave kolektive në efiçiencë të energjisë”, kanë mbajtur takim me banorët e katër banesave kolektive të përzgjedhura për fillimin e këtij programi.

Qëllimi i këtij takimi me banorët e banesave të përzgjedhura ishte të njoftohen me procedurat e mëtejme lidhur me implementimin e projektit për renovimin e banesave, i cili projekt do të realizohet nga Fondacioni Mileniumi i Kosovës MFK, nëpërmjet MCC-së për Kosovën, në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës që ka participuar me 30 për qind të vlerës së projektit, ndërkaq banorët me 10 për qind.

Banesat  e përzgjedhura në këtë projekt janë në rrugën e Kovaçëve tri banesa, dhe një në banesat e ish-pensionerëve në rrugën “Mbretëresha Teutë”. Ky projekt do të implementohet në fund të marsit, me mundësi të vazhdimit në banesat tjera kolektive të ndërtuara para luftës dhe ato që kanë nevojë për renovime.

Në këtë projekt janë përzgjedhur vetëm 7 komuna të Kosovës, në mesin e të cilave është edhe Komuna e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të projektit "Diskriminimi gjinor në vendin e punës”,…