Katër çiftet shumë perspektive të gjyqtareve të hendbollit

21 qershor 2023 | 13:36

Ndeshjet e “Final 8” të Ligës së Pioniereve në hendboll janë drejtuar nga gjyqtare me perspektivë. Të gjitha ndeshjet u janë besuar gjyqtareve të reja, që ishin të angazhuara edhe gjatë pjesës së rregullt të kampionatit.

Çiftet Anesa Maksuti-Elda Hoxha, Flaka Hoti-Edonisa Sahiti, Donita Shala-Diarta Shala dhe Dorentina Qufaj-Ardiana Imeraj kanë shfaqur seriozitet, maturi dhe potencial për t’u zhvilluar në gjyqtare të rëndësishme të hendbollit. Ato janë vlerësuar për punën që e kanë bërë dhe për mënyrën se si i kanë menaxhuar ndeshjet vendimtare për titull të kampionit te pionieret.

FHK-ja është e përkushtuar për zhvillimin e mëtejmë të këtyre gjyqtareve, por edhe e të gjithë gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjeve. Turneu final i Ligës së pioniereve është zhvilluar në Gjakovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nicolas Malvagna, 27-vjeçari nga New Jersey, i cili akuzohet se…