Katër ditë më parë u acarua me Lorik Gashin, Shala i del në mbrojtje pas kërcënimeve
25 prill 2024
| 16:11
Para katër ditësh, përkatësisht të dielën e 21 prillit, Ramiz Shala dhe moderatori i emisionit “Kampionët” kishin një përplasje verbale.
Mirëpo, këtë ngjarje e lanë pas krahëve, pasi gjatë ditës së sotme, Shala i ka dalur në mbrojtje gazetarit dhe moderatorit, Lorik Gashi.
Ai madje e ka ftuar Gashin për një darkë, dhe duke i bërë me dije se qëndron afër tij në këtë ditë të vështirë për të.
Lorik Gashi është kërcënuar dhe fyer me fjalët më të rënda nga presidenti i Phoenix, Muhedin Ferati, pasi Gashi kishte raportuar se Phoenix i kishte vonuar pagën lojtarëve për tre muaj.
Për rastin në fjalë kishte reaguar edhe AGK-ja duke dënuar rastin.