Katër ditë pushim, mbi 50 mijë qytetarë të Kosovës shkuan në Shqipëri

03 maj 2021 | 13:37

Për Ditën Ndërkombëtare të Punës, që njihet si festa e 1 Majit, 53 mijë qytetarë/punëtorë nga Kosova e kanë shfrytëzuar ë pushimin në Shqipëri.

Festa zyrtare e 1 Majit që ishte të shtunën dhe festa tjetër Pashkët Ortodokse të dielën, për këto dy festa zyrtare në vikend, institucionet e shtetit do të pushojnë të hënën dhe të martën.

Për këto katër ditë pushim, sipas Policisë së Kosovës vetëm në pikat kufitare me Shqipërinë kanë kaluar 53 mijë e 588 qytetarë.

“Të premten më 30 prill, kanë kaluar kufirin 17 mijë 939, të shtunën më 1 maj 23 mijë e 516 dhe më 2 maj të dielën 12 mijë e 133 qytetarë”, është thënë në përgjigjen të Policisë së Kosovës për “Ksp”.

Qeveria Hoti kishte miratuar projektligjin, që në ditët e festave zyrtare kur i bie e shtunë ose e diel, nuk do të pushohet të hënën. Ky projektligj ka mbetur në sirtarët e Kuvendit të Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raphael Varane nuk do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen…