Katër ditët e presidentit Thaçit në Hagë përmes fotografive

17 korrik 2020 | 09:08

Për katër ditë më radhë (13 – 16 korrik) presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kjo ka zgjuar interesimin e mediave vendore dhe ndërkombëtare.

Përveç tyre, gjatë ditëve të intervistimit i cili ka zgjatur për orë të tëra, kanë qëndruar vazhdimisht me dhjetëra mërgimtarë të cilët i kanë dhënë mbështetje atij.

“Tani i mbetet prokurorit dhe gjyqtarit ta gjykojë dëshminë time. Unë besoj se do të gjykohem drejt dhe paanshëm në atë çka kam dëshmuar. Unë s’kam bërë asnjë krim dhe se lufta e UÇK-së ishte lufte e drejtë për liri e Kosovës”, ka thënë Thaçi dje pas përfundimit të intervistimit në Hagë.

Presidenti Thaçi pritet që sot të kthehet në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka 2.706 raste aktive me koronavirus. Që nga 13…