Katër ekipe arabe synojnë Raphinhan, Barcelona kërkon 70 milionë euro
Për brazilianin Raphinha, Barcelona ka marrë një ofertë të re nga Arabia Saudite, por ende nuk janë përgjigjur, raporton “Sport”.
27-vjeçari largua nga Leeds United verën e vitit 2022 për 57 milionë euro dhe nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Barcelonë, deri në vitin 2027. Ai është në sezonin e tij të dytë në “Camp Nou” (78 ndeshje e 15 gola në takimet zyrtare) dhe paguhet rreth 5.5 milionë euro në sezon.
Anësori me tipare sulmuese nuk e ka fshehur dëshirën për të qëndruar, por janë katër skuadra arabe që kërkojnë shërbimet e tij: Al-Hilal (ekipi që vendosi rekordin me 28 fitore radhazi), AlNassr (luan Cristiano Ronaldo), Al-Ittihad (luan Benzema) dhe Al-Ahli. Gjithsesi, Barcelona nuk do të heqë kollaj dorë nga lojtari, ndaj katalanasit kërkojnë rreth 70 milionë euro nga largimi i parakohshëm i Raphinhas.