Katër futbollistë pritet të largohen nga Interi

06 qershor 2021 | 16:59

Pas largimit të trajnerit Antonio Conte, te Interi pritet të ketë edhe “divorce” të tjera. Largimi i katër lojtarëve duket se është i pashmangshëm, duke parë që iu ka përfunduar edhe kontrata.

Bëhet fjalë për katër mbrojtësit, D’Ambrosio, Kolarov, Ranokia dhe Young. Të katër këta lojtarët janë në fund kontrate me Interin dhe me shumë mundësi nuk do të rinovojnë, për t’u larguar si futbollistë të lirë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit nuk kanë në plan për të rinovuar kontratën me këta lojtar dhe në këto kushte largimi i tyre duket i pashmangshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën, India ka raportuar 114.460 raste të reja me…