Katër futbollistë shqiptarë në listën e Zvicrës
Federata Zvicerane e Futbollit ka bërë publike sit listën e lojtarëve të ftuar nga trajneri Murat Yakin për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Spanjës.
Ka katër fytyra të reja në listë për shkak të lëndimeve të shumta: Pascal Loretz i Luzernit, Miro Muheim i Hamburgut, Aurele Amenda i Eintracht Frankfurtit dhe Albian Hajdari i Luganos. Mungojnë Michel Aebischer, Becir Omeragic, Nico Elvedi (i pezulluar), Ulisses Garcia dhe Ruben Vargas. Janë në total katër lojtarë me origjinë shqiptare të ftuar për grumbullimin e radhës: përveç debutuesit Hajdari, janë thirrur edhe kapiteni Granit Xhaka, Adon Jashari dhe Andi Zeqiri.
Lista e plotë:
Portierë: Kobel, Loretz, Mvogo
Mbrojtës: Akanji, Amenda, Comert, Hajdari, Mbabu, Muheim, Rodriguez,
Mesfushorë: Zakaria, Xhaka, Jashari, Fernandes, Freuler, Sierro, Sohm, Monteiro, Ugrinic, Kutesa, Rieder,
Sulmues: Amdouni, Embolo, Ndoye, Okafor, Zeqiri