Katër futbollistë të Tottenhamit infektohen me Covid-19
21 shtator 2020
| 16:34
Ndeshja e “Carabao Cup”, mes Tottenhamit dhe Leyton Orient është në rrezik për të mos u zhvilluar.
Kjo për arsyen se disa lojtarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Sipas “The Sun”, 4 lojtarë të Leytonit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Të dy klubet janë në bisedime me federatën angleze se çfarë do bëhet me ndeshjen. Ndeshja mes Tottenhamit dhe Leyton luhet nesër. Gjasat që ajo mos zhvillohet janë të mëdha, por deri në këto momente ende nuk ka një vendim zyrtar nga Federata angleze e futbollit.