Katër ganezë ‘aterrojnë’ në Ferizaj

16 gusht 2019 | 16:36

KF Ferizaj ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri 2019/2020.

Kjo skuadër të premten ka prezantuar katër transferet e ardhura nga Gana. Dy futbollistë janë nga reparti i mbrojtjes, ndërsa një është mesfushor dhe një tjetër sulmues.

“Asamoah Samuel (mesfushor), Prince Kwabena Owsu (qendërmbrojtës), Nupaya Alhassan (qendërmbrojtës) dhe Okyere Rockson (sulmues) janë përforcimet e radhës të klubit. Ne si klub presim shumë nga këta futbollistë, të cilët ishin ndër më të mirët në klubet e tyre, së bashku edhe me futbollistët që kanë qenë pjesë e klubit tonë edhe në sezonin e kaluar dhe me transferimet e reja, besojmë që do të jemi skuadër stabile”, thuhet në njoftimin e KF Ferizaj.

/Veton ZYMBERI/

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grenlanda ka hedhur poshtë pretendimet se është e gatshme për…