Katër gjoba në Kaçanik për mosrespektim të rregullave kundër Covid-19

27 prill 2020 | 13:41

Policia në Kaçanik ka shqiptuar katër gjoba mandatare në vlerë 1 mijë euro, për mosrespektim të rregullave të qarkullimit të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë si dhe mosrespektim të masave mbrojtëse të përcaktuara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik.

“Shtabi Komunal Emergjent për Parandalimin e COVID-19, ka kërkuar respektim të rregullave dhe rekomandimeve nga institucionet qendrore, në mënyrë që të kemi sa më pak raste të virusit COVID në komunën tonë”.

“Brenda javës janë shqiptuar gjithsej 12 gjoba, 9 gjoba mandatare për personat fizik si dhe 3 gjoba për personat juridik. Në të kundërtën, Policia e Kosovës do të jetë në terren dhe do të vëzhgojë situatën ku edhe do të veproj sipas rregullave dhe ligjeve të parapara për këso situata”, ka njoftuar Komuna e Kaçanikut.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 500 civilë, gati një e treta e…