Katër gjyqtarë nga Kosova, pjesë e “Tarragona 2018”
08 qershor 2018
| 16:56
Listës së gjerë të sportistëve dhe trajnerëve të Kosovës për në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”, i janë shtuar edhe katër gjyqtarë me licencë ndërkombëtare.
Pas ftesës së ardhur nga organizatori i këtyre lojërave, KOK-u në bashkëpunim me federatat, bazuar edhe në numrin e sportistëve të tyre pjesëmarrës, ka vendosur të dërgojë gjyqtarët: Latif Demolli (boks), Valon Nikçi (volejboll në rërë), Ardian Muhadri (karate) dhe Abedin Bahtiri (pingpong).
Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” mbahen në Tarragona të Spanjës, prej 22 qershor deri 1 korrik 2018. Krahas gjyqtarëve, Kosovën e përfaqësojnë edhe 40 sportistë të 12 sporteve të ndryshme dhe 13 trajnerë.